Lajme

Ndodh edhe kjo: Daja rrahet nga nipi në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në rrugën “Nexhmedin Llumnica”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Kjo pasi ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dajën e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Nexhmedin Llumnica , Prishtinë, 12.01.2022-19:00 .Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar -dajën tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?