Lajme

Ndodh edhe kështu, kjo parti e lajmëron këtë deputet si të humbur në polici

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, para pak minutash është paraqitur në stacion policor në “Bitpazar”, për të denoncuar si të humbur deputetin, Kastriot Rexhepi.

Më herët Kasami ka theksuar se zhvillimet e fundit tregojnë se qeveria është e gatshme të bëjë gjithçka për të qëndruar në këto pozicione.

“Përderisa nuk kam një pasqyrë dhe zë të qartë për deputetin e qëndrimit të tij, dyshoj se ai ka deklaruar kundër dëshirës së tij atë që ka deklaruar dhe nuk mund të vijë në Kuvend dhe të shprehë qëndrimin e tij politik”, tha Kasami


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?