Lajme

Ndërron jetë mjeku i njohur shqiptar

Mbrëmë ka ndërruar jetë njëri prej mjekëve të njohur në Tetovë, humanisti dhe intelektuali, Dr. Femi Demiri.

Lajmi është dhënë në faqen zyrtare të Universitetit të Tetovës në Facebook, ku shkruhet:

Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për shkencat mjekësore dhe sistemin shëndetësor, sidomos në këtë përiudhë pandemie.
Opinioni i gjerë në vendin tonë, doktor Femiun do ta kujtojë për ndihmën e ofruar shëndetësore në Sonatoriumin special të fshatit Leshkë, kontributin e tij si humanist, intelektual dhe punonjës i devotshëm.

Në cilësinë e doktorit specialist pneumoftiziolog, Dr. Demiri, viteve të fundit ka qenë i angazhuar edhe në Universitetin e Tetovës, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë ku edhe ka ligjëruar lëndët: Mjekësi interne, Mjekësia e punës, Astma dhe alergjitë.

Në këto momente të dhimbjes, në emër të Universitetit të Tetovës, profesorëve dhe studentëve tanë, u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së tij, kolegëve, miqve dhe mbarë opinionit publik.

Dr. Femiu, do të mbetet gjithnjë në kujtesën tonë si koleg i respektuar dhe mik i dashur.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?