Lajme

Ndërron jetë babai i Uran Ismailit

Ka ndërruar jetë babai Jusuf Ismaili, babai i ish-ministrit tani deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili.

Njoftimi për vdekjen e tij është bërë nga familjarët teksa u theksua se varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e Gjilanit me ikindi në ora 15:15.

E për vdekjen e babait ka shkruar edhe vetë Uran Ismaili, ku tha se ka qenë dhe do të mbetet inspirimi i tij.

“Mirupafshim Babë. Të Zotit jemi dhe të Zoti do të kthehemi. Ke qenë dhe do të mbetesh inspirimi im”, shkroi ai.

Ndryshe Jusuf Ismaili njihej si një nga kontribuuesit më të mëdhenj në fushën e mjekësisë në vend.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?