Lajme

Nderohen pjesëtarët e UÇK-së në Bresanë, mysafir ishin edhe Kadri Veseli e Shaban Shabani

Veteranët e fshatit Bresan në komunën e Dragashit morën pjesë në një aheng të organizuar nga Z. Hasan Sylejmani dhe djemtë e tij në këtë fundjavë për t’i nderuar ata për kontributin e tyre transmeton televizioni Opoja.

Në shenjë respekti për kontributin për lirinë e vendit, Z. Hasan ftoi të gjithë veteranët e fshatit Bresana në këtë festë private.

Në ketë festë ishte i ftuar edhe i pari i komunës së Dragashit zotëri Shaban Shabani ku njeherit shfrytëzojë rastin të falënderoj organizatorin për këtë aheng si dhe lartësoi kontributin e dhënë nga veteranët për çlirimin e vendit.

Përveç veteranëve të këtij fshati, ishte edhe një mysafir special “Kadri Veseli”, siç njihet me nofkën Komandant Luli, me ftesë të z. Hasan.

Ndërsa Kadri Veseli thotë:Sa herë atdheu ishte në rrezik, vajzat e djemtë më të shkëlqyer i dolën përballë armikut.

Ashtu ishte edhe gjatë Luftës tonë çlirimtare, kur rreshtat e njësiteve të UÇK-së, anë e kënd vendit, morën rrugën e pakthyeshme për liri.

Bresana më 1999, ishte shndërruar në fortesë lirie, ku 60 çlirimtarë u gjenden në shumë fronte dhe vijë të parë të luftimeve.

Por ajo që emocionoi më së shumti veteranët ishte zbulimi i një pllake me emrat e atyre që kishin qenë pjesë e UÇK-së.

Lista përbëhej kryesisht nga emrat e veteranëve të fshatit Bresana, por nuk u harruan edhe të renet e lirisë.