Lajme

“Ndërkombëtarët më thanë se jeta ime mund të jenë në rrezik, më ofruan mundësinë ta lëshoj Kosovën”

Njëri prej ushtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se është paralajmëruar se jeta e tij mund të jetë në rrezik.

Geci ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se e ka thirrur një hetues ndërkombëtar i një rasti të shokëve të tij.

“Më thanë ‘kërkojmë prej teje t’i kufizosh lëvizjet, mos dil natën”, ka treguar Geci.

Ai ka thënë se i është ofruar mundësia e lëshimit të Kosovës. “Ne do të takohemi edhe në Kosovë, nëse dëshiron mundesh ta lëshosh Kosovën”.

Por, Geci ka thënë se këtë s’do ta bëjë kurrë.

“Iu thash se kurrë nuk e lëshoj sa të jetë kjo tokë”, është shprehur Geci.

“Më thanë të kem kujdes, se jeta ime mund të jetë në rrezik. Iu thash prej kujt? Më thanë ‘kaq kemi të dhëna’”, ka treguar ai. /Express/