Lajme

Ndër më të votuarat e PDK’së, Ariana Musliu Shoshi fiton mandatin e dytë të deputetes

Ariana Musliu-Shoshi, e cila kishte fituar në zgjedhjet e kaluara, ka dalë ndër më të votuarat e PDK’së edhe në këto zgjedhje, duke siguruar mandatin e saj të dytë të deputetes në Kuvendin e Kosovës, raporton Korrespodenti.

Musliu-Shoshi është e njohur si një aktiviste e zellshme e PDK’së, e cila është dëshmuar se gëzon një mbështetje të jashtëzakonshme tek votuesit e kësaj partie.

Gjithashtu sipas burimeve brenda KQZ, kandidatët nga struktura e vjetër më të votuar të PDK-së në këto zgjedhje parlamentare në nivel vendi janë: Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Uran Ismaili, Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Memli Krasniqi, Fadil Nura, Eliza Hoxha, Blerta Deliu, Evgjeni Thaçi, Ardian Kastrati, Floretë Zejnullahu, Ganimete Musliu etj. /Korrespodenti

LEXO EDHE:  13-vjeçari ishte i vetëm në shtëpi, detaje nga ngjarja e rëndë në Ferizaj ku dyshohet se i mituri i dha fund jetës