Ndahet nga jeta anëtari i LDK-së, i infektuar me COVD-19, fjalët e fundit para vdekjes, “ruajuni se nuk ish lojë”
Është ndarë nga jeta Hysni Jerliu, nënkryetar i nëndegës së LDK-së në Raskovë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e Jerliut e kanë dhënë miqtë e të ndjerit, me anë të postimeve në rrjetin social Facebook, teksa kanë njoftuar se ai ishte i infektuar me koronavirus.
Për Jerliun u tha se luftoi me sëmundjen deri në momentet e fundit, ndërsa veprimtarinë e tij ia kushtoi atdheut si një njeri me karakter, moral e pastërti shpirtërore.
Ndër dedikimet e shumta që ia kushtuan Jerliut, personat që e njohën nga afër, është përmendur edhe mesazhi që i ndjeri ia kishte dërguar një miku të tij me fjalët “ruajuni se nuk ish lojë”. Duke ua bërë me dije të tjerëve rrezikun që shkakton koronavirusi.