Lajme

Ndahen edhe 100 mijë € për shtesat e punëtorëve

Punëtorët e sektorit publik, të cilët nuk i kanë pranuar ende shtesat prej 100 eurove, pritet të përfitojnë nga masa e qeverisë së shpejti.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 100 mijë eurove, të cilat do të përdoren për mbështetjen me shtesa nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik.

Ministri i Financave Hekuran Murati tha të mërkurën në mbledhjen e qeverisë, se ndarja e mjeteve ka të bëjë me shtesat nga 100 euro për një kategori të punëtorëve të sektorit publikë, të cilët deri tani nuk i kanë pranuar mjetet, raporton Paparaci.

“Bëhet fjalë për plotësim-vendimin paraprak që kishte të bënte për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik, dhe bëhet fjalë për kategori që kanë mbetur pa u trajtuar në rundin e parë dhe kësisoj duhet të ketë mjete shtesë prej 100 mijë euro”, tha ministri Murati.

Propozim-vendimi i ministrit të Financave është miratuar nga kabineti qeveritar.