Lajme

Natyra Kuçi: AAK-PSD nuk bëjnë koalicion paszgjedhor vetëm me këto dy parti politike!

Kandidatja për deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PSD Natyra Kuçi, ka qenë e ftuar në emisionin “BlicZgjedhor” prodhim ky i “Gazeta Blic” ku është deklaruar lidhur me programin qeverisës të këtij koalicioni dhe disa çështje tjera.

Kuçi, ka përmendur një serë arsyesh, që sipas saj qytetarët duhet të votojnë koalicioni AAK-PSD.

“Qytetarët duhet të votojnë një qeveri e cila tregojë aq sa pati mundësi. E bëri ushtrinë e Kosovës pavarësisht rreziqeve që i kanoseshin, e bëri ligjin për Prishtinën, ka treguar konsistencë në qëndrimet e veta, pra me vendosjen e taksës. Pra mendoj se nuk është koha për të bërë eksperimente dhe i duhet një qeveri që i çon përpara proceset e vendit”, tha ajo.

Gjatë kësaj interviste Kuçi, shprehu edhe kundërshtitë e saj për koalicionet e mundshme paszgjedhore.

“E di me kë nuk do të bëja koalicion, e kjo është PDK-ja, sepse mendoj që nuk mendoj se do të bëjë ndryshime pa shkuar një herë në opozitë. Subjekt tjetër me të cilin mendoj se nuk duhet të bashkëpunojmë është edhe Vetëvendosja, sepse nuk është koha për eksperimente, kështu që mbetet një subjekt i tretë, por një gjë e tillë do të vendoset në Këshillin e përgjithshëm pas zgjedhjeve”, ka deklaruar ajo.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë:

BLIC ZGJEDHOR | Intervistë me kandidaten për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Natyra Kuçi.

BLIC ZGJEDHOR | Intervistë me kandidaten për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Natyra Kuçi.#BlicZgjedhor #Voto119 #Voto30 #NatyraKuçiAutor: Diamant BajraKamera: Arsim RexhepiMontazhi: Flamur A. Bublica

Gepostet von GazetaBlic am Montag, 30. September 2019