Nasim Haradinaj: Suksese, jam shumë i lumtur që dha dorëheqje prokurori i Gjykatës Speciale!
Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka komentuar raportimin për dorëheqjen e prokurorit të Gjykatë Speciale, Kwai Hong Ip.
Sipas tij, kjo është një sukses për Republikën.
“Ne e llogarisim sukses. Jam shumë i lumtur që ka dhënë dorëheqje”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline
Ndryshe, dosjet dhe zbulimi i emrave të dëshmitarëve raportohet se kanë quar në dorëheqjen e Hong Ip.
Raportohet se shkaku i largimit të tij nga Specialja ishte dërgimi i dosjeve në Zyra e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë.