Lajme

Nagavci: Shumë shpejt do të hapet konkursi për rekrutimin e 20 inspektorëve të arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inocavionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se në mbledhjen e 99-të të Qeverisë së Kosovës është votuar komisioni intervistues për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe sipas saj shumë shpejt do të hapet konkursi.

Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët kanë mbuluar tërë Republikën e Kosovës.

“Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit. Me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojmë:

Të sigurojmë cilësi në arsim;
Të jemi me afër problemeve në shkolla;
Të kemi më shumë mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore;
Të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës”, ka shkruar ajo.