Lajme

Myslimanët që shpëtuan Britaninë!

Edhe pas njëqind vjet nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore, historianët mendojnë se njohja e kontributit të myslimanëve mund të ndihmojë në trajtimin e disa çështjeve të botës së tanishme, siç është edhe islamofobia, shkruan BBC, transmeton Kosova Post.

“Ushtarët myslimanë janë harruar me kalimin e kohës”, thotë Hayyan Bhabha, nga Muslim Experience.

Narrativa kryesore e ekstremit të djathtë në Evropë është: “Myslimanët nuk kanë bërë asgjë për ne”. Mirëpo, faktet 100 vjeçare flasin të kundërtën; myslimanët janë ata që kanë luftuar dhe kanë vdekur për sigurinë dhe historinë e Evropës”.

Është mase e vërtetë se 1.5 milion turpa indiane luftuan për të mbrojtur Britaninë. Prej tyre, 400.000 ishin myslimanë. Historianët nga Muslim Experience po punojnë që të nxjerrin në pah kontributin e ushtarëve myslimanë në Luftën e Parë Botërore dhe thonë se rritja e ndërgjegjësimit mund të heshtë retorikën anti-islame nga grupet ekstreme të së djathtës në Britani.

Hayyan Bhabha thotë se ekipi i tij tani po hap dokumente dhe po zbulon fakte të reja rreth rolit të myslimanëve në luftë. “Duke iu qasur arkivave nga 19 vende, kemi zbuluar se më shumë se katër milionë myslimanë nga e gjithë bota, ose luftuan ose shërbyen përgjatë luftës” thotë ai, transmeton Kosova Post.

Hudadad Khan është vetëm njëri prej eprorëve indian mysliman që luftoi krah për krah me trupat britanike. Ai ishte i vetmi i mbijetuar nga eskadrila për mbrojtjen e porteve kryesore të Francës dhe Gjermanisë nga forcat gjermane.

Sipas të gjeturave në arkiva, Khan arriti të ndalë armikun për aq sa duhej të mbërrinin përforcimet britanike. Më 31 tetor 1914, Khan që ishte nga Regjimenti i Dytë i Duhanit të Konnaudit, u bë aziatiku jugorë i parë që u dekorua me Victoria Cross, që është nderi më të lartë ushtarak i Britanisë.

Ekipet hulumtuese si Muslim Experience dëshirojnë që tregimet e ushtarëve myslimanë të dëgjohen sa më shumë. Ato po punojnë që myslimanët britanez të gjejnë lidhjet e tyre personale me të kaluarën e Luftës s Parë Botërore.

Kështu, mjeku nga Nottinghami, Dr. Irfan Malik, një mysliman i devotshëm bëri një bisedë rasti me një pacient i cili i ndihmoi të zbulojë dy nga stërgjyshërit e tij që kishin luftuar për Britaninë.

Stërgjyshërit e Dr Malik, Capt Ghulam Mohammad dhe Subedar Mohammad Khan, ishin dy nga 460 ushtarë të një fshati të vogël të quajtur Dulmial, në Pakistanin e sotëm, të dërguar për të luftuar mes viteve 1914-1918. Nga këtu, thotë ai, unë kuptova se dy gjyshërit e mi sikur edhe të tjerët luftuan së bashku për Britaninë.

“Tani jam shumë i lumtur që kam mësuar nga ngjarjet e 100 vjet më parë. Kjo është një pasuri i madhe për mua. Kjo më bënë të ndjehem britanik edhe më shumë. Historia e stërgjyshërve të mi tregon përbashkësinë tonë për Britaninë dhe ndihmon edhe më tepër në kohezionin e komunitetit tim në Britani”.

Por, sa janë të lidhur myslimanët britanikë me Luftën dhe sa i vetëdijshëm është vetë komuniteti rreth lidhjeve të tij me historinë ushtarake britanike?

Bhabha mendon se disa myslimanë të rinj nuk janë angazhuar sa duhet për historinë ushtarake britanike. “Një numër i madh i myslimanëve britanik nuk angazhohen fare rreth histori ushtarake, sepse ata nuk mund të gjejnë lidhjet e nevojshme”, thotë ai.

“Mënyra si mësohet aktualisht historia, është për së tepërmi evro-centrike. Historia që mësohet nuk tregon diversitetin e vërtetë të të gjithë atyre që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore”.

Një studim nga qendra për hulumtime British Future zbuloi se vetëm 22% e njerëzve në Britani dinin se myslimanët kishin luftuar në Luftën e Madhe. Pra, tash ka nisur një fushatë, për të rritur ndërgjegjësimin në shkolla.

Steve Ballinger, nga Instituti “British Future” ka dokumentuar se: “Meqenëse ushtarët myslimanë luftuan dhe vdiqën për Britaninë, për të na mbrojtur liritë që gëzojmë sot, kjo është një histori e rëndësishme për të gjithë ne që të njohim historinë e vërtetë”.

E gjithë kjo ka një domethënie të madhe edhe për Daleesha Naz, një shkollare nga Eden Girls School në lindje të Londrës. Ajo thotë se kishte mësuar se 400,000 myslimanë kanë luftuar në ushtrinë indiane britanike. E gjithë kjo e kishte bërë atë të ndihet më afër dhe më e lidhur me historinë britanike”.

Tani kur po flitet për 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, historianët, aktivistët dhe pasardhësit e ushtarëve po punojnë që kontributi i myslimanëve të mos harrohet kurrë.

Luc Ferrier, i cili kryeson Forgotten Heroes 1914-1919, që është kjo si një ombrellë e Muslim Experience, thotë: “Nëse vërtetë bota dëshiron të njoh botën myslimane, atëherë, le ta dinë se kontributi i myslimanëve është i. Madh. Këta njerëz kanë bërë shumë duke marrë pjesë në luftë e cila kurrë nuk bënë të harrohet”.

Ai shton: “Gjithsesi, duke njohur, pranuar e nderuar viktimat e myslimanëve në botë, por jo vetëm ato në kolonitë britanike, ne i drejtohemi atyre duke u shprehur falënderimet më të sinqert”, transmeton Kosova Post.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje