Lajme

Mynihu bën bashkë për herë të parë Gent Cakajn dhe Hashim Thaçin

Në konferencën e Sigurisë e cila është duke u mbajtur në Mynih ka bërë bashkë edhe shumë liderë shqiptarë. Në mesin e tyre është e ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Gjatë kësaj konference, Cakaj është takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Përveç presidentit Thaçi Cakaj shihet se është takuar edhe me Komisionerin Evropian, Johannes Hahn.

Në këtë konferencë e cila mbahet çdo vit, janë duke marr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli. /Insajderi.com