Lajme

Mustafa: Ushtria ishte nevojë dhe e drejtë e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar qytetarët e Kosovës për themelimin e ushtrisë së Kosovës.



Sipas Mustafës, ushtria ishte nevojë dhe e drejtë e shtetit të Kosovës.

“Themelimi i ushtrisë së Kosovës, ishte nevojë dhe e drejtë e shtetit, prandaj më lejoni që në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës t’jua uroj këtë ditë kaq të rëndësishme për vendin tonë”, thuhet në telegramin e urimit të Mustafës.

Mustafa thotë se LDK-ja në vazhdimësi ka përkrahur ngritjen dhe aftësimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, për shkak se, siç thotë ai, kjo ishte në “interes të mbrojtjes së vendit, pra, në interes të çdo qytetari të saj”.

“Ushtria e Kosovës do të shërbejë për paqe, siguri dhe stabilitet në vend dhe në gjithë Ballkanin”, thotë Mustafa.


Kuvendi miratoi tri ligje për FSK-në, të cilat vlerësohet se do t’i japin kapacitete ushtarake kësaj Force, gjatë një procesi të transformimit brenda disa viteve.