Lajme

Mustafa: Pesëqindmijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, përmes një statusi në faqën e tij në facebook, ka hedhur dyshimin se kryetari i Kuvendit, Kadri Veselin, ka qenë organizator i grevave të mësimdhënësve, prandaj ky i fundit bëri edhe marrëveshjen për dalje nga greva, sipas Mustafës, transmeton Korrespodenti.

Mustafa ka thënë se pesëqindmijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit.

“Ai sot, në rolin e ”Kryeministrit” arriti marrëveshjen me Sindikatën për ndërprerjen e grevës. Z. Veseli i gjeti dhe i premtoi paratë, për të cilat Kryeministri Haradinaj deklarohej se nuk ka. Nga kjo rezulton se z, Veseli si Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit i ka organizuar grevat prandaj edhe bëri marrëveshjen për dalje nga greva. Ndryshe si shpjegohet roli i Kryetarit të Kuvendit ( speaker -it) në këtë proces, kur këto janë përgjegjësi të ministrit të arsimit dhe të kryeministrit?! Shohim se çfarë marrëveshje tjetër do të bëjë z. Veseli javën e ardhshme”, ka shkruar kryetari i LDK’së, Isa Mustafa. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19