Lajme

Mustafa: Kemi vetëm një shtet dhe ky shtet është i Ibrahim Rugovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur fushatën sot në kryeqytet.

Lideri i kësaj partie, Isa Mustafa gjatë fjalimit të tij para tubimit madhështor në sheshin “Ibrahim Rugova” ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është mbajtur unik dhe është familja ma e madhe LDK-së.

“Ne kemi ecur s’bashku me juve, jemi mbajtur unik si Lidhje Demokratike e Kosovës, qe jemi familja ma e madhe e Kosovës”, tha Mustafa

“Kemi marrë vendime të mëdha, mirëpo vendimin te rëndësishme për Kosovën është se kemi zgjedhur njerëzit me të mirë, kemi ofruar kandidaten më të mirë për kryeministre dhe besojmë në përkrahjen e qytetareve që do të dalim partia a parë sepse ne meritojmë, të kemi program me të mirë. Kemi dije dhe ekspertize për ta qeverisur vendin” u shpreh Mustafa.

Mustafa gjatë fjalimit gjithashtu tha se LDK ka vendos ta qeverisë vendin gjatë mandatit të ardhshëm, dhe nuk ka kush i ndal, percjell Indeksonline.

“Me përkushtimin më të madh LDK ka vendos me qeverisë Kosovën në mandatin që po vjen dhe ska askush që të na ndal që të qeverisin. Ne do ta kemi përkrahjen e Kosovës ta qeverisim këtë vend, ta çlirojmë nga korrupsioni të tregojmë se ne mund të ja dalim . Ta bëjmë një shtet me vlera demokratike. Ne do te arrijmë thellojmë bashkimin me gjitha vendet e BE, sepse jemi qytetare evropian dhe askush s’mund ta mohoje këtë”, tha ai.

Ne do të ofrojmë gjithë qytetareve, punë shkollim të mirë, dhe të ardhme.

“Kemi vetëm një shtet, shteti i Republikës së Kosovës dhe ky shtet është i Ibrahim Rugovës”, tha Mustafa

“I ndjejmë brengat dhe shqetësimet e qytetareve tonë. Ne i ofrojmë kuadrat at mira dhe të dijshme mi zgjedh këto probleme”, tha ai

“Të rinjtë tanë janë të shqetësura me gjendjen rrini me Vjosa osmani, besoni ne LDK vetëm dke besuar ndërtojmë Kosovën”, tha në fund Mustafa/Indeksonline/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?