E martë, 26 Maj, 2020
Lajme

Mustafa i reagon Fitore Pacollit, ia përmend sulmin me molotov dhe atë me zollë ndaj Kuvendit

Isa Mustafa ka reaguar sot pas deklaratave të Fitore Pacollit.



Kryetari i LDK-së ka reaguar shumë ashpër deputetes së VV-së për komentet që ajo bëri në drejtim të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe faktit që ky i fundit e kishte dërguar për shërim jashtë vendit nënën e tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa këtë e ka quajtur “logjikë fashiste”, shkruan lajmi.

Madje ka thënë se sipas tij është “kulmi i idiotësisë individuale e kolektive” të flitet në këtë mënyrë.“Sa pë shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre”, ka shkruajtur Mustafa.

Postimi i plotë:



Logjikë fashiste!

Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit.

Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare.



Sa për shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre.

LEXO EDHE:
Shoferit kosovar ia dëmtojnë veturën: Veprimi i një prindi habit të gjithë