Lajme

Mustafa ende në gjendje jo të mirë shëndetësore, shkon për herë të parë në tubim me Vjosa Osmanin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është parë sot për herë të parë në përkrahje të kandidates së LDK-së për kryeministre Vjosa Osmanit.

Mustafa ka marrë pjesë në tubimin e LDK-së që po mbahet në Ferizaj. Nga aty, ai ka thënë se ndonëse ende nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, megjithatë ka vendosur që të jetë i pranishëm në këtë bastion të LDK-së në përkrahje të kandidates së tyre për kryeministre Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.

“Vjosa e ka përkrahjen e plotë të gjitha organeve të LDK-së, përkrahjen e degëve dhe besoj shumë e se e ka përkrahjen e shumicës së qytetarëve të Kosovës. Sot po më bindni se meritojmë edhe më shumë, nga prezenca juaj, entuziazmi që po tregoni”, ka thënë shkurt Mustafa.

LEXO EDHE:  Pa filluar mirë sezona, nisin përleshjet për shezlongët në Shqipëri

Ndërkohë, kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se sot është bindur në fitoren e pakontestueshme të LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Sot në Ferizaj po e shoh fitoren e pakontestueshme të LDK-së në këto zgjedhje. Sot po e shoh që përfundimisht po e çojmë PDK-në në opozitë dhe çdo parti që e ka degraduar shtetin. Të jeni të bindur që më 6 tetor nuk ka asgjë që mund ta ndalë fitoren e LDK-së. Por të jeni gjithashtu të bindur që nuk do të ju zhgënjejmë. Ne dallojmë nga të gjithë të tjerët në këtë garë për ta udhëhequr Kosovën. Përderisa të tjerët i kanë dyert të mbyllura në botë, LDK e ka çdo derë të hapur. Ne kemi program qeverisës të bazuar në ekspertizë, të realizueshëm që në qendër e ka familjen kosovare”, ka thënë ndër të tjera Osmani. /Reporteri.net

LEXO EDHE:  E rrezikshme: Nxënësi i shkollës në Prizren dërgon mesazhe te drejtori: Kam bërë listën e studentëve që do t’i vras