Lajme

Mustafa: Do t’u japin shans atyre që i qëndruan besnik LDK’së, jemi të organizuar për fitore

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet që të dalë fituese.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se LDK-ja do t’u jap shans të gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para dhe pas zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se partia e Mustafës ende nuk ka dalë me një kandidat për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat pritet të mbahen shumë shpejt.

Gjykata Kushtetuese, me shpalljen e aktvendimit për votën e Etem Arifit si të jashtëligjshme, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje qendrore.

Postimi i plotë i Isa Mustafës:

Të nderuar veprimtarë të LDK-së

Diskutuam sot në Kryesi për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që i kisha me kryetarë të degëve.

LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.

Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të nënkryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh. IM