Lajme

Musliu: Vakumi i gjatë institucional në AKI duket se ka lënë gjurmë aty

Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu ka folur para mediave pas përfundimit të raportimit para komisionit të Vlora Hyseni e cila mbante pozitën e U.D të drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë deri në emërimin e Petrit Ajetit drejtor, transmeton Gazeta Sinjali.

Musliu tha se nga ky raportim u kuptua se mbetja pa drejtor për një kohë të gjatë e AKI-së ka lënë gjurmë në këtë institucion dhe konstatoi se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më.

“Mbledhja shkoi në frymën normale. U.D e drejtorit na raportoi për periudhën s aka menaxhu për AKI-në. Deputetët parashtruan pyetje të shumta. Përmes këtij raportimi u kuptua se vakuumi institucional ka lënë gjurmë në këtë institucion. Duhet të kemi parasysh që një shtyrje kaq e gjatë e lënies pa drejtor të AKI-së nuk duhet të ndodhë asnjëherë. Nuk guxon në asnjë mënyrë që për interesa politke, institucioni më vital i shtetit të ketë vakuum kaq të gjatë në zgjedhjen e drejtorit”, ka deklaruar ajo.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?