Musliu-Shoshi për vizitën e Bislimit në Beograd: Lëre se po ulen në tavolinë me Serbinë po edhe në Beograd po shkojnë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të shkojë nesër në Beograd të Serbisë. Rreth kësaj vizite ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi. “Lëre se po ulen në tavolinë me Serbinë po edhe në Beograd po shkojnë. #prioritetet #dialogu7”, shkroi ajo në Facebook.
Bislimi është bërë një prej zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kosovës, që e ka vizituar kryeqytetin serb që nga përfundimi i luftës së fundit. Zëvendësi i Kurtit të enjten do të jetë prezent në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00.
Përveç kësaj, ditën e premte, Bislimi do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15.