Musliu-Shoshi: Për ta kuptuar fuqinë e PDK’së, mjafton ta shihni mbështetjen e sontme nga Drenica
PDK sot ka mbajtur një takim me qytetarë, simpatizantë, anëtarë e kandidatë për deputët për zgjedhjet e 14 Shkurtit.
Mbështetje të madhe u pa sonte nga Drenica për PDK-në, teksa një postim ka bërë në llogarinë FB, edhe Ariana Musliu-Shoshi, e cila garon për një mandat të dytë si deputete në radhët e PDK-së.
Ky është postimi i saj:
Për ta kuptuar fuqinë e PDK-së, mjafton ta shihni mbështetjen e sontme nga Drenica.
Nga vendi ku Kosovës i dha UÇK-në, nga vendi ku mbështetja për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, ishte vendimtare për fitoren e PDK-së.
Sonte, kjo mbështetje u ridëshmua me praninë e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së.
Bashkë për Rimëkëmbjen e Kosovës.
#Rimëkëmbje #PDK
#enverhoxhaj1
#ArianaMusliuShoshi15