Lajme

Musliu – Shoshi: Bizneset e Gjilanit e mbështesin planin e “Rimëkëmbjes”

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Ariana Musliu – Shoshi, së bashku me të nominuarin e PDK’së për kryeministër, Enver Hoxhajn, kanë zhvilluar takim me bizneset në Gjilan, raporton Korrespodenti.

Ajo përmes një postimi në facebook thotë se bizneset e Gjilanit e mbështesin alternativën e PDK’së për qeverisje efektive, planin e “Rimëkëmbjes”.

“Pasi të marrim besimin qytetar e të nisim me qeverisjen e vendit, menjëherë do ta miratojmë planin tonë të rimëkëmbjes i cili do ta shpëtojë vendin nga kriza ekonomike të cilën e ka shkaktuar pandemia e në anën tjetër edhe qeveria”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Ariana Musliu – Shoshit:

Miqësisht e ngrohtësisht, na pritën edhe bizneset e Gjilanit. Pasi të marrim besimin qytetar e të nisim me qeverisjen e vendit, menjëherë do ta miratojmë planin tonë të rimëkëmbjes i cili do ta shpëtojë vendin nga kriza ekonomike të cilën e ka shkaktuar pandemia e në anën tjetër edhe qeveria. Do të ndajmë 500 milionë euro për ndihmë direkte në përballjen me pandeminë, duke krijuar një rritje të qëndrueshme ekonomike, e cila do të shkoj prej 5 % deri 7 %.

#PDK134 #Rimëkëmbje
#HoxhajKryeminister1
#arianamusliushoshi15


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?