Lajme

Musliu i reagon Hotit, ja çka i thotë për policinë dhe inspektorët

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, lidhur me mosangazhimin e Inspektoratit dhe Policisë në respektimin e masave anti-COVID.

Musliu thotë se kjo deklaratë e kryeministrit është e papranueshme dhe e padrejtë. Sipas saj, Inspektorati dhe Policia duhet të motivohen, e jo e kundërta.

“Policia e Kosovës dhe Inspektorati duhet të motivohen dhe të inkurajohen për punën që po e bëjnë që nga lajmërimi i rasteve të para me Covid-19. Nëse nuk mund të bëjmë më shumë për ta, të jemi të paktën mirënjohës dhe falënderues për sakrificën e tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?