Lajme

Mushkolaj: Kryeministri duhet të veprojë, jo të vajtojë

Analisti Imer Mushkolaj, përmes profilit ë tij në facebook, ka reaguar lidhur me tragjedinë e djeshme që tronditi Kosovën, ku një grua shtatzëne u vra, ku dorasi dyshohet të jetë ish burri i saj, shkruan Korrespodenti.

Mushkolaj, në një status ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për të cilin ka thënë se lidhur me tragjedinë, “Kryeministri duhet të veprojë, jo të vajtojë.”.

Në një status tjetër, analisti Mushkolaj shkruan: “Në një tragjedi, kryeministri turpshëm shet folklorizëm. Nuk dehumanizohen vrasjet, as nuk “kombëtarizohen”. Neveritëse.”

Kujtojmë se 35-vjeçarja shtatzënë që mbeti e vrarë këtë të mërkurë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK ka pasur dhunë fizike gjatë martesës nga bashkëshorti i saj që dyshohet se i mori jetën, për të cilën, familjarët thonë se kanë qenë të informuara të gjitha organet e rendit. /Korrespodenti