Mushkolaj i ashpër pas emërimit të Rashiq si minister: Kryeministër, Shëndetësinë e ke pa ministër
Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar emërimin e Nenad Rashiqin ministër për Komunitete dhe Kthim, pas dorëheqjes së Goran Rakiqit.
Ai ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti që Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa ministër që 100 ditë. Sipas tij, Kurti e ka lënë pa ministër sektorin me më se shumti probleme.
“Kryeministri e paska emëru Nenad Rashiqin ministër për Komunitete dhe Kthim, pas dorëheqjes së Goran Rakiqit. Por, që nga 6 tetori, kur dha dorëheqje Rifat Latifi, Albin Kurti e ka lënë pa ministër shëndetësinë, sektorin me më së shumti probleme. Bravo Albin!”, ka shkrua ai.
Kujtojmë se sot Kurti emëroi ministër për komunitete dhe kthim Nenad Rashiqin pas dorëheqjes së Goran Rakiqit