Lajme

Mungesa e punëtorëve në Kosovë, Inspektorati kap 8 turq duke punuar “në të zezën” në Vushtrri

Mungesa e fuqisë punëtore, ka marrë përmasa të mëdha kohën e fundit, saqë kompanitë e ndërtimit po marrin punëtorë nga jashtë.

Kështu edhe një kompani në Vushtrri(emër i njohur për redaksinë), kishte marrë 8 punëtorë nga Turqia, shkruan “Jepi zë”.

“Jepi zë” ka mësuar se Inspektorati i Punës ka gjetur 8 turq duke punuar “në të zezën” në Vushtrri.

Ata janë dërguar në Polici dhe i janë marrë deklaratat, pasi nuk kishin lejeqëndrim e as nuk ishin të regjistruar si punëtorë.

Gazeta “Jepi zë” ka konfirmuar edhe brenda zyrtarëve policorë, se kanë shoqëruar punëtorët turq në stacion policor.

Kujtojmë se në Kosovë është raportuar shumë herë për mungesë të punëtorëve, ndërkohë ekspertët kanë paralajmëruar se situata vetëm do të rëndohet.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje