Lajme

Mungesa e maskës në publik mund të të kushtojë tre vjet burg

Katari ka bërë të ditur masat më të ashpra në botë që shkojnë deri në tre vjet burg për ata që nuk mbajnë maskë në publik, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Më shumë se 30.000 persona janë testuar pozitiv për covid-19 në shtetin me 2.75 milionë banorë, derisa jetën e kanë humbur 15 persona.

Vetëm mikro-shtetet si San Marino dhe Vatikani kanë numër më të madh të infeksioneve për kokë banori, sipas Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Thyerja e rregullave në Katar dënohet me tre vjet burg ose 55.000 dollarë./ Gazeta Sinjali/


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?