Mozzik: Sapo takova Kadri Veselin, Thaçin dhe Nasimin në Hagë, janë të fortë si guri
Këngëtari i njohur kosovar, Gramoz ‘Mozzik’ Aliu, ka takuar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
Njoftimi i tij:
“Sapo përfundova vizitën në Hagë , ku takova Kadri Veselin !
I fortë guri , i pa thyeshëm si gjithmonë.
Historia që po e përcjellë Kadriun dhe shokët e tijë,shpresoj që nje ditë të merrë kahje të duhur.
Shpresoj që një ditë UÇK-ja të trajtohet në mënyrë të drejtë.
#FREEKADRIVESELI
Pata rastin ta takoj dhe Hashimin e Nasimin të fala keni nga të gjithë.