Lajme

Moti pëson ndryshime në pesë ditët e ardhshme, këto do të jenë temperaturat

Moti

IHMK-ja përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme do të jetë me diell e vranësira, por pa shi.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat do të jenë më prezente pasditeve, por nuk parashikohet të ketë reshje të asnjë forme”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat konstante. Indeksi UV në vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet drejtimi i verilindjes.