Lajme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Mot me temperatura të larta për këtë ditë të fundit të muajit tetor do të vazhdojnë deri ditën e martë, ndërsa nga e mërkura pritet destabilizim i motit sa i përket fushave termike, pasi që vlerat e dy ekstremeve të temperaturave do të shënojnë rënie.

Vranësira që vijnë nga pjesa jugë perëndimore e kontinentit, do të krijojnë kushte për reshje shiu, por jo të intensitetit të lartë dhe nuk do ta përfshijnë gjithë territorin me të njëjtin intensitet.

Në vise malore me lartësi mbidetare mbi 1600 metra, reshjet e shiut mund të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Në fushat barike do të ketë luhatje, por gjithnjë mbesin vlerat e larta, mbi normalen.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-24 gradë Celsius.

Kjo situatë termike me vlera të ulëta do të jetë e qëndrueshme vetëm tri ditë, nga e mërkura deri të premten, ku më pas, sërish grafiku në fushat termike do të pësojë rritje graduale.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.