Lajme

Moti për ditën e nesërme në Kosovë: A do të jetë kjo dita më e nxehtë e vitit?!

Vala e të nxehtit vazhdon të shtrihet mbi vendin tonë ditëve të ardhshme, duke arritur kulminacionin ditën e nesërme, kur temperaturat do të rriten edhe mbi 35C, duke shkuar deri në 37 gradë celsius.



Ditën e mërkurë, një front i ftohtë do të kaloj mbi rajon, që gjatë orëve të pasdites mund të sjellë kushte për reshje të shkurta lokale shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima.

Parashikimi i motit në Kosovës sipas Prishtina Weather:

2.07.2019 – Shumë nxehtë. Kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-6m/s. Indeksi UV: 9.

3.07.2019 – Nxehtë. Deri nga mesdita kryesisht kthjellët. Pasdite priten zhvillime të vransirave, që më vonë mund të shoqërohen edhe me reshje lokale shiu dhe bubullima.


Erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 10.