Lajme

Mot shumë i paqëndrueshëm, kështu do të jenë temperaturat për 5 ditët në vijim

Natën mundësi për reshje të dobëta bore rreth viseve kodrinoro-malore. Nga e dita e diel mot i butë me vransira dhe diell.
21.02.2020 – Një front i ftohtë në dobësim pritet të kaloj në lindje të rajonit, që mbi vendin tonë gjatë mbrëmjes dhe natën vende-vende mund të sjellë kushte për reshje shiu dhe bore, e përreth viseve kodrinoro malore reshje të dobëta bore.

Ky front i ftohtë do të sjellë masa më të freskëta ajrore, që do të zbresin lehtë temperaturat maksimale gjatë ditës së shtunë. Nga dita e diel vendi ynë do të dominohet nga fusha të presionit të lartë dhe rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.
Vlerat e cilësisë së ajrit gjatë gjatë ditëve në vijim do të luhaten përreth vlerave mesatare, kohëpaskohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme. Të shtunën, për shkak të erës që pritet të fryejë paradite, cilësia e ajrit do të zbres edhe në vlera të mira.

22.02 – Herët në mëngjes rreth viseve kodrinoro-malore mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën vransira dhe intervale me diell.
23.02 – Butë, pjesërisht vranët dhe intervale me diell. Në mëngjes ngrica.
23.02-24.02 – Të hënën butë, pjesërisht vranët. Ditën e martë butë, kryesisht me diell. Ditën vransirat do të shtohen.
25.02 – Butë, vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri në 2C, ndërsa maksimalet të shtunën do të arrijnë deri në 7C, e nga dita e diel do të shënojnë rritje të theksuar deri në 15C.
Do të fryejë erë e mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 6-10m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale, e nga mesi i javës do pësojë rënie.