Lajme

Mot me shi në dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot i ndryshueshëm, ndërsa parashihet të ketë edhe reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.