Lajme

Mot i nxehtë edhe sot në Kosovë, temperaturat do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Sot dhe nesër do të mbajë me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-26 gradë Celsius.

“Moti për dy ditë 30.04-01.05.2021. Do të mbajë mot i vranët dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?