Lajme

Mos të ju zërë të papërgaditur: Ky do të jetë moti për javën e ardshme

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Të hënën dhe të martën në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të jenë aktive dhe jostabile, si pasojë mund të sjellin reshje afatshkurta shiu, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

Sa i përket fushave termike, do të ketë ngritje të lehta, sidomos në temperaturat minimale.

LEXO EDHE:  “Nga miqësia që kishit s’e kisha besu që iu shoh kështu”, ish-kolegu me postim prekës për personin që u vra dje në Malishevë

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.