Lajme

Momenti që ju iku të gjithëve, Aleksander Vuçiq në siklet derisa Trump po fliste

Dje në “Shtëpinë e Bardhë” në sy të presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për stabilizim të ekonomisë.

Në media u shpalos çdo gjë nga takimi që ndodh në Dhomën Ovale, transmeton Indeksonline.

Por, një moment epik i ka ikur shumë shikuesve. Deri sa presidenti Trump po fliste për vendosjen e ambasadës së Serbisë në Izrael, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ishte në siklet të paparë.

Në rrjetet sociale po shpërndahet videoja ku shihet presidenti serb në siklet./Indeksonline/