Lajme

Momenti kur shoferi i veturës humb kontrollin mbi timonin dhe godet gjashtë këmbësorë

Në një aksident trafiku që ka ndodhur në Beograd të Serbisë, janë lënduar gjashtë persona.

Gjithçka ndodhi në rrugën Bogdan Zherajiq, ku pas përplasjes mes dy veturave – njëri humbi kontrollin duke lëvizur prapa dhe goditi këmbësorët në trotuar, transmeton Telegrafi.

Fillimisht e pëson një grua të cilën e ngrit në ajër nga përplasja e fuqishme, dhe më pas e godet edhe një grup burrash që po bisedonin në skaj të trotuarit.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e këtij aksidenti të tmerrshëm, e mediat në Serbi raportojnë se në aksident janë lënduar edhe shoferët e dy veturave. /Telegrafi/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?