Lajme

Momenti kur qytetari shpëton gruan që kërceu nga “Ura e Fshajt” (VIDEO)

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast të rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Xërxë të Rahovecit, te Ura e Fshajtë, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës duke kërcyer nga ura, si pasojë e depresionit.

Viktima, e moshës 29-vjeçare kishte dalë nga shtëpia me veturën e familjes së burrit, pa dijeninë e tyre dhe ishte nisur në drejtim të urës. Aty, veturën e kishte lënë në parking dhe më pas ka kërcyer nga ura, por fatmirësisht qytetarët përreth kanë intervenuar, me ç’rast njëri prej tyre e ka shpëtuar mrekullisht.

Gurja posa është nxjerrë nga uji, u dërgua në Spitalin e Gjakovës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.

Qytetari që ka shpëtuar gruan ka thënë se nuk ka llogaritur jetën e tij në momentin që e ka parë atë duke u përplasur.

Këto janë pamjet ku shihet se si ai i shkon nga mbrapa duke notuar për ta nxjerrë vajzën në breg.

Rasti është denoncuar në Polici fillimisht nga vjehrri i saj, i cili ka rrëfyer se si e morën vesh se nusja, e cila vuan nga depresioni qe një kohë ishte larguar nga shtëpia.

Posa Policia është njoftuar për rastin, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është kuptuar se viktima ka qenë në gjendje të rënduar emocionale, si pasojë e depresionit.

Me t’u mbledhur informacionet e para, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.

Kujtojmë se rastet e tilla janë shpeshtuar shumë dhe kjo po cilësohet si një dukuri mjaft shqetësuese. /GazetaSinjali/

Shiko videon KETU