Lajme

Momenti kur një person i lë dosjet e Speciales te zyrat e OVL të UÇK’së

Gjatë ditës së djeshme, një pako me rreth 4 mijë dosje është lënë në zyrat e OVL-UÇK-së nga një person i panjohur.

Aty u tha se gjenden emra të dëshmitarëve të Gjykatës Speciale, gjë që e konfirmoi edhe Hysni Gucati.

E momentin e sjelljes së kësaj video e ka siguruar Reporteri.net, ku shihet një person i cili ka mbuluar fytyrën me maskë dhe syze lë pako me dokumente në këto zyra.

Ai shihet teksa futet qetë me pako në dorë, të cilat i lë dhe largohet nga erdhi, dukë lënë një paralajmërim. Në atë paralajmërim ishte thënë se ditëve në vijim do të vinë edhe rreth 7 mijë dosje.

Sidoqoftë, menjëherë me t’u raportuar në zyrat e OVL-UÇK-së kanë ardhur zyrtarë të EULEX-it që janë të autorizuar nga Gjykata Speciale, dhe kanë marrë këto dosje.

Deri tash, nuk dihet se kush ishte personi që la dosjet, por kjo ka alarmuar edhe OVL-UÇK por edhe Gjykatën Speciale. I pyetur nëse ka ndonjë dyshim se kush është personi që dje dërgoi dosjet në zyret e OVL të UÇK-së, Gucati tha se nuk ka ndonjë dyshim dhe me këtë duhet të merret organet e hetuesisë.