Lajme

Momente tmerri kur rrufetë duket se po donë ta shkatërrojnë Ulqinin

Qyteti bregdetar i Ulqinit mbrëmë është përfshirë nga stuhi të fuqishme shiu, të cilat kanë zgjatur për disa orë.



Përveç reshjeve, ajo çka e karakterizoi stuhinë e fuqishme mbrëmë mbi Ulqin janë shkarkimet e shumta të rrufeve të cilat shkaktuan panikë në mesin e pushuesve që kishin shkuar për të kaluar pushimet aty.

Derisa shiu dhe era kanë dëmtuar shumë makina, drunj dhe një pjesë të plazhit, rrufetë në anën tjetër kanë dhuruar spektakël të vërtetë, transmeton Reporteri.net.

Një video e tillë është realizuar në afërsi të plazhit Copakabana rreth orës 23:00 të natës, ku rrufetë për disa sekonda natën e shndërrojnë në ditë.

Kjo stuhi raportohet se ka zgjatur gjatë tërë natës, derisa përveç këtij vendi është goditur edhe Shqipëria. Reshje ndërkaq ka pasur dhe po vazhdojnë edhe sot në Kosovë. /Reporteri.net


Shikoni videon duke klikuar KETU