Lajme

Molliqaj: UÇK’ja nuk mund të gjykohet

Ka reaguar në rrjetin e tij social në Facebook edhe kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj në lidhje me akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit nga Prokuroria Speciale. Ai ka thënë se” UÇK-ja është vetë arsyeja e ekzistencës së këtij shteti, prandaj si e tillë ajo nuk mund të gjykohet. Ata që i gëzohen këtij gjyqi nuk mund të mbrojnë Kosovën”, njofton Insajderi.

“UÇK-ja është arsyeja e Republikës së Kosovës. Askush që mbështet e i gëzohet gjyqit ndaj UÇK-së nuk mund ta mbrojë Kosovën”.

Më pas Molliqaj ka shtuar se nga reagimet e sotshme është kuptuar se në Kosovës ekzistojnë dy anë të medaljes, ata që e duan lirinë dhe ata që janë puthadorë dhe të nënshtruar.

“Të tilla janë Ngjarjet historike. Ato i ndajnë njerëzit edhe dekada e shekuj më pas, siç shpluhurosin e rizbulojnë përpjekjet nga e shkuara. Nga reagimet e sotme po e kuptojmë se i kemi 2 Kosova: njëra e lirisë e përpjekjes për të, tjetra e puthadorëve të nënshtruar e konformistëve; njëra e frikës e arratisjes, tjetra e guximit dhe betejës; njëra e lirisë pa kusht deri në shkëputje, tjera e pengjeve dhe autonomistëve”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?