Lajme

Molliqaj: U vërtetua se Albin Kurti është i rrezikshëm për Kosovën

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti ka thënë se është vërtetuar se ai është i rrezikshëm për vendin.

Sipas tij, shpjegimi që e bën VV-ja dhe Kurti është shpjegim tipik me mendësi autoritare.

“Nuk ka kurgjo të jashtëzakonshme apo të veçantë. Kur ju konvenon thonë, zgjedhjet parlamentare dhe lokale janë të krahasueshme, kur nuk ju konvenon thonë janë të dallueshme. Unë besoj se më shpejt se që kemi menduar ne që kemi qenë kritik, të gjithë ne që kemi qenë kritik, besoj që koha na ka dhënë të drejtë. Besoj që Albin Kurti është vërtetuar që është i rrezikshëm për Kosovën”, tha Molliqaj në RTV Dukagjini.

“Mos harroni se ka vendosur me luftu krimin e korrupsionin në fushatë. A u kry krimi e korrupsioni në veri a vetëm ata paska qenë? A u kry reciprociteti me Serbinë? A u përdorën xhipat më shumë se secilën herë tjetër?, a u keqpërdor krejt administrata dhe krejt buxheti i shtetit më shumë se secilën herë tjetër”, pyet ndër të tjera ai.