Molliqaj-Kurtit: Mos prano, dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh
Sot në Ohër do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ku nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesve të Lartë të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për Aneksin e Implementimit të Propozimit Evropian për normalizim marrëdhëniesh për çfarë janë pajtuar para tri javësh në Bruksel.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka bërë thirrje Kurtit që mos ta pranojë propozimin e BE-së për planin e zbatimit të Planit Evropian. Ai ka thënë se Kurti duhet të dorëhiqet, dhe ky plan të kundërshtohet bashkë në shesh. “Kryeministri nuk duhet të pranojë! Ka alternativë. Dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh”, ka shkruar Molliqaj.
Postimi i tij i plotë: