Lajme

Molliqaj: Kurti po i sjell në jetë projektet e vjetra që refuzoi dikur Kosova

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Kurti po i sjellë projektet e vjetra të Kosovës, por duke i ricikluar ato. Ai tha se ato çka solli në jetë Kurti janë fantazmat e vjetra që refuzoi dikur Kosova.

“Çka refuzoi DIKUR pala e Kosovës (Vizner (SHBA), Ischinger (EU) dhe Harcenko (Rusi) propozimi i dy Gjermanive – 2007), e edhe më kritike ndaj tyre ishte VV-ja, SOT është pozicioni bazë i kësaj të fundit. Modeli i dy Gjermanive zbret në Kosovë, në formën e tij të zbehur. Humbjet na shpallen fitore, sepse pushteti prej 50.28% manipulon faktet”. Në këtë konkteskt, Molliqaj tha se mosnjohja normalizohet, Asociacioni formohet, konflikti spostohet dhe se problemi thellohet.

“E tërë këtë na tregtojnë si fitore. Dokumente e plane, drafte e propozime. Sillemi rreth projekteve të vjetra, që i riciklon qeveria e re, mbështjellë me një letër vezulluese, me një fjongo në ballë. Këta harrojnë që Kosova ka memorie për ngjarjet. Nuk i kemi djegur kujtimet me ardhjen e pushtetit të ri. As rezistencën kundër okupimit”, ka shkruar Molliqaj, derisa ka thënë se rezistenca vazhdon.