Lajme

Molliqaj: Kurti duhet të jap llogari për situaten e krijuar në veri

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se situata në veri është e rëndë dhe rrezikon të përshkallëzohet më tutje. Sipas tij një situatë e tillë nuk ka qenë e menduar nga Qeveria e Kosovës.

“Situata e krijuar në veri është e rëndë dhe në rrezik të përshkallëzimit të mëtejshëm. Situata e krijuar nuk duket të ketë qenë e menduar, megjithëse mjaft lehtë e parashikueshme”, ka shkruar ai.

Tutje Molliqaj ka shtuar se mungesa e guximit për të dialoguar, ka shfaqur aventura të pamenduara. Si dhe ka shtuar se duhet kërkuar llogaridhënie Qeverisë për siç e quan ai “politikën miope”.

“Problemi i targave po shpien tek mungesa e autoritetit shtetëror të institucioneve të Republikes në veri. Secili segment i raporteve me Serbinë e reflekton tërësinë. Prandaj me Serbinë nuk duhen gjeste të çastit, por politikë me vizion dhe guxim”, shton Molliqaj.

Kreu i PSD-së ka theksuar se veriu i vendit nuk është hapësirë e ekspozimit të armëve, por për strategji diplomatike edhe atëherë kur thyhet status-quoe.

“Partitë opozitare as opinioni publik nuk ka pse të dëshmohet para Kurtit. Këtu nuk ka vend për ndarjen nëse je me Kosovën apo me Serbinë. Partitë opozitare në Kuvend duhet të kërkojnë llogari për këtë papërgjegjësi të rrezikshme”, përfundon postimi i Molliqajt.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?