Lajme

Molliqaj: Kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”

Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook tha se kaq e pati rezistenca e kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij, dakordimi i sontëm hap rrugën për dakordimet e reja.

“Prej #RKS drejt e n’targat KM. Kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”. Sonte nënshkruajtën marrëveshje që as ata vet s’po mund ta mbrojnë. Por më e rënda është që dakordimi i sontëm hap rrugën për dakordimet e reja. Krejt zhvillimet dhe tensionimet për targat u bënë për t’ia hapur rrugën planit franko-gjerman ku nuk ka njohje e ka Asociacion”.

Sipas tij, Kurti përmes imazhit të rezistencës, i pranon të gjitha marrëveshjet e dëmshme me Serbinë. “Kjo është trajektorja e Albin Kurtit: përmes imazhit të rezistencës, i pranon të gjitha marrëveshjet e dëmshme me Serbinë. Marrëveshjet që nuk e zgjidhin problemin, dhe na e lëjnë brenda konfliktin”.