Lajme

Molliqaj ia kujton VV’së fushatën kundër produkteve serbe

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ia ka kujtuar Lëvizjes Vetëvendosjes fushatën që kjo parti bënte kundër produkteve serbe, transmeton Gazeta Metro.

Molliqaj ka theksuar se Kurti po e mban të uzurpuara pozitën e kryeministrit ani pse e shkarkoj vetën, duke deklaruar se me pranimin e ‘ndihmës’ nga Serbia, e ç’rast u dhuruan 1000 teste për COVID-19, ne e kemi befasuar Serbinë.

Sot kryeministri në detyrë, pozitë të cilën po vazhdon ta mbajë të uzurpuar anipse e shkarkoi vetën, paska deklaruar që me pranimin e ”ndihmës” nga Serbia, me ç’rast u dhuruan 1000 teste për COVID-19, ne e kemi befasuar Serbinë.

Postimi i plotë:

Ky është posteri kundër produkteve të Serbisë të cilin si VV e shpërndamë gjithandej Kosovës në vitin 2006.

Sot kryeministri në detyrë, pozitë të cilën po vazhdon ta mbajë të uzurpuar anipse e shkarkoi vetën, paska deklaruar që me pranimin e ”ndihmës” nga Serbia, me ç’rast u dhuruan 1000 teste për COVID-19, ne e kemi befasuar Serbinë.

Serbia nuk befasohet kur pranohen donacione të tilla kryeministër. Sepse Serbia nuk befasohet kur amnistohet për krimet e kryera në Kosovë. Dhe edhe po të befasohej, neve nuk na duhet ky lloj befasimi i tyre.

Neve na duhet ta befasojmë Serbinë duke ia refuzuar këto donacione. Serbinë e pate rastin ta befasoje në tavolinën e negociatave.

Aty ku do të duhej t’ia kërkoje kërkimfaljen për të gjitha vrasjet e përdhunimet e grave shqiptare gjatë luftës.

Aty ku do të duhej t’ia kërkoje t’i kthejë trupat e të pagjeturve.

Aty ku do të duhej t’ia kërkoje dëmshpërblimin për shkatërrimin e shtëpive tona.

Por këtë nuk e bëre. Sepse ju nuk keni guxim ta BEFASONI Serbinë. Prandaj e shkarkuat vetën.

Ky është posteri kundër produkteve të Serbisë të cilin si VV e shpërndamë gjithandej Kosovës në vitin 2006. Sot…

Julkaissut Dardan Molliqaj Lauantaina 18. huhtikuuta 2020