Lajme

Molliqaj: Diktaturat më të mëdha nuk i kanë bërë budallenjt, por ata që janë besnikë ndaj ideologjisë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se diktaturat zakonisht nuk i kanë bërë budallenjtë, sepse sipas tij një budallë i padijshëm nganjëherë të bën dëm por dëmi është më i vogël, sepse diktaturat mëtë mëdha nuk i kanë bërë budallenjtë por ata persona të cilët kanë qenë lojal ndaj ideologjisë.

‘’Një budallë, i padijshëm, nganjëherë të bën dëm, por dëmi është më i vogël, diktaturat më të mëdha nuk i kanë bërë budallenjtë, por personat lojal ndaj ideologjisë’’, është shprehur Molliqaj në T7.

Sipas Molliqajt, çështja është se sa je besnik ndaj ideologjisë, besnikët ndaj ideologjisë bëjnë sakrifica më të mëdha dhe personat e tillë janë më të rrëzikshëm.

Gjithashtu i pari i Partisë Socialdemokrate deklaroi se Albin Kurti ka emëruar zëvendësministrat siç i ka emëruar Hashim Thaçi.

‘’Zëvendësministrat do të jenë besnikët më të mëdhënj të Albin Kurtit. Ai ka emëruar zëvendësministrat si Hashimi’’, tha Molliqaj./Gazeta Sinjali/